Një person është ndaluar për mbajtje për mbajtje të substancave narkotike.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 10 nëntor pas një kontrolli te i dyshuari me inicialet E.R. janë gjetur dhe sekuestruar një qante me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gramë, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gramë, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gramë dhe një telefon Iphone X.
‘Nga ky operacion është ndaluar një person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.










