Tajlanda thotë se po pezullon zbatimin e “marrëveshjes së paqes” me Kamboxhian fqinje për shkak të një kufiri të diskutueshëm – vetëm dy javë pasi Donald Trump kryesoi nënshkrimin e saj.
Njoftimi i Tajlandës erdhi pasi ushtarët u plagosën në një shpërthim mine tokësore pranë kufirit kamboxhian në provincën Sisaket, tha një zëdhënës i qeverisë, shkruajnë mediat e huaja.
Kamboxhia ka thënë se mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes, e cila supozohet të sjellë një paqe të qëndrueshme pas përplasjeve kufitare që lanë më shumë se 40 të vdekur në korrik.
Të dyja palët nënshkruan marrëveshjen – të cilën Tajlanda ka refuzuar ta quajë një marrëveshje paqeje – në tetor gjatë një ceremonie me presidentin amerikan në Malajzi.
Por të hënën, kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul tha në një konferencë shtypi të hënën se ishte dakord me vendimin e marrë nga shefat e mbrojtjes së vendit, duke thënë se “kërcënimi i sigurisë… në fakt nuk është zvogëluar”.
Sipas Bangkok Post, ushtarët u plagosën ndërsa ishin në patrullim – njëri prej të cilëve humbi këmbën.
Mosmarrëveshja kufitare midis dy palëve daton më shumë se një shekull më parë, që nga koha kur kufiri u vendos pas pushtimit francez të Kamboxhias.
Mosmarrëveshja ka çuar në një numër përplasjesh gjatë viteve, ku kjo e fundit shkaktoi ikjen e 300,000 personave.










