Ish-emisari special i Amerikës për Kosovën në vitet 1998-1999, Christopher Hill, është shfaqur në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai pritet të dëshmojë në rastin e krerëve të UÇK-së.
Ai do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.
Dëshmia e tij u shtye për pak kohë, për shkak të angazhimeve të Hill.
Hill një diplomat karriere ka shërbyer si i dërguar, apo emisar special, gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.
Christopher Hill kishte pasur disa takime me pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës. Gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.
Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.
Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.
Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.
Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.
Ai së fundmi ishte ambasador në Serbi i Amerikës, dhe tash punon për një organizatë lobuese në Serbi.
Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekreta rit të Shtetit për Shërbim të Shquar.









