Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mirëpritur zhvillimin e procesit zgjedhor sonte në Kosovës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës, Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim, po ashtu thuhet se balotazhi i 9 nëntorit shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë.
“Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë”.










