Llapjani dyshohet se e goditi me veturë, polici nxjerr armën (VIDEO)

Një incident dyshohet se ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, atje raportohet se janë arrestuar tre persona.

Në pamjet e publikuara nga Indeksonline shihet se gjatë momenti të arrestimit në zyrtarë policorë është detyruar të nxjerrë edhe armën në momentin e arrestimit të të dyshuarve.

Indeksonline ka raportuar se një zyrtar policor është goditur në këmbë nga një veturë, pasi i kishte dhënë urdhër një qytetari që të ndalohet, i njëjti më pas dyshohet se e ka goditur me veturë policin.

Pas kësaj, më pas thuhet se Policia e Kosovës u detyrua të nxjerrë edhe armën për t’i arrestuar. /Klankosova.tv

The post Llapjani dyshohet se e goditi me veturë, polici nxjerr armën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.