LDK nis sonte festën në dy sheshet e Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sonte, me fillim nga ora 21:30 do të nis festën në dy sheshet e Prishtinës, në sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”.

Përmes një njoftimi në Facebook, LDK tha se sonte Prishtina po feston fitoren e madhe të partisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ejani në orën 21:30 në Sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, për ta festuar bashkë këtë fitore të kryeqytetit tonë! Me entuziazëm dhe shumë krenari — sepse kjo është fitorja e Prishtinës që beson dhe punon!”, thuhet në njoftim.

Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Përparim Rama po prin në kryeqytet.

The post LDK nis sonte festën në dy sheshet e Prishtinës appeared first on Klan Kosova.