Juniku, Mamusha e Kllokoti shpallin fituesit

Komunat si Juniku, Mamusha e Kllokoti, kanë zgjedhur kryetarët e komunave.

Ruzhdi Shehu i LDK-së ka rrëmbyer postin e të parit në Junik, duke mposhtur Agron Kuçin e AAK-së, transmeton Klankosova.tv.

Në Mamushë, fitues u zgjodh Abdulhadi Krasniç, i cili ishte në balotazh me Fikret Morinën.

E ndonëse në Kllokot nuk kishte garë zyrtarisht, kryetar atje u zgjodh Bozhidar Dejanoviq, pasi Sreçko Spasiq u tërhoq nga gara.

 

The post Juniku, Mamusha e Kllokoti shpallin fituesit appeared first on Klan Kosova.