Numërimi i votave për Komunën e Suharekës, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura sot, tashmë ka nisur.
Sipas KQZ-së, Bali Muharremaj i AAK-së që garoi kundër Ardian Shalës së LDK-së, po prin pas numërimit të mbi 13% të votave, raporton Klankosova.tv
Kryetari aktual i kësaj komune, në një lidhje direkte në Klan Kosova, e ka shpallur fitoren me frazën ‘LUJTA’ të Ramiz Lladrovcit, të cilin e telefonoi live.
The post Suhareka: Numërohen mbi 13% të votave, Bali Muharremaj i pari appeared first on Klan Kosova.










