Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in për balotazhin në Prishtinë, ku u përballën sot Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrulla Çeko i VV-së, raporton Klankosova.tv. Sipas rezultateve,
Rama e fiton kryeqytetin me 53,62%, ndërsa Çeko mbetet në vendin e dytë me 46,38%. Ndërkaq, këto rezultate i kanë përcjellë LIVE në zyrtar e LDK-së në Prishtinë, kur edhe ka nisur festa aty.
Siç raporton gazetari i Klan Kosova, Liridon Zeqiri, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur: “Uroj Ramën për fitoren, por duhet t’i presim edhe rezultatet që vijnë”. Ndërkaq Rama ka thënë se pasi t’i presin rezultatet zyrtare, do të ketë një festë në shesh. /Klankosova.tv
The post LDK-ja nis festën në Prishtinë pas publikimit të Exit-Pollit të Klan Kosova appeared first on Klan Kosova.










