Gazmend Muhaxheri: Peja votoi vertikalisht – për lartësi, jo për ulësi

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas publikimi të Exit Poll-eve, ku ai doli triumfues.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Muhaxheri  shkroi se disa e matën politikën me rreshta horizontalë, por shton se ata e matën atë me sukses.

Sipas Muhaxherit, Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi.

“Disa e matën politikën me rreshta horizontalë. Ne e matëm me sukseset që u ngritën,  rrugët që u ndërtuan, projektet që u përfunduan. Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi. Faleminderit Pejë”, shkroi Muhaxheri.

Postimi i plotë:

The post Gazmend Muhaxheri: Peja votoi vertikalisht – për lartësi, jo për ulësi appeared first on Klan Kosova.