Këto janë rezultatet e Exit Poll-eve të tjera, Rama e Tahiri dalin fitues

Kur ora u bë 19:00 në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, mediat vendore kanë publikuar një mori Exit Pollesh.

Televizioni T7 ka nxjerrë fitues në Prishtinë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 52.8%. Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2% të votave, sipas këtyre matjeve.

Exit Polli i T7 ka nxjerrë fitues Arian Tahirin nga PDK-ja me 50.9%, ndërkaq Faton Peci i Vetëvendosjes ka marrë 49.1%. Exit Polli është realizuar nga Baton Haxhiu.

Në Exit Pollin e realizuar nga Albanian Post, Komunën e Prizrenit e ka fituar Shaqir Totaj me 55.5%. Sipas rezultateve për Komunën e Suharekës, fitues ka rezultuar Bali Muharremaj me 57.1%.

Sipas Exit Poll të Ubo Consulting, në Prishtinë fitues ka dal Përpaim Rama me 54.1 për qind, ndërsa Hajrulla Çeku 45.9 përqind.

Në Prizren fitues soças Ubo Consulting është Shaqir Totaj me 56.8 për qind dhe Artan Abrashi 43.2 për qind

Në Gjakovë Ardian Gjini ka marrë 58.3 për qind, kurse Ardian Gola 41.7 për qind, transmeton Klankosova.tv.

The post Këto janë rezultatet e Exit Poll-eve të tjera, Rama e Tahiri dalin fitues appeared first on Klan Kosova.