Alban Hyseni merr sërish Gjilanin, qytetarët gëzohen – nisin festën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë sërish fitues sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, duke siguruar edhe një mandat tjetër në krye të komunës.

Në momentin kur rezultatet u publikuan në Klan Kosova, atmosfera në qytet shpërtheu në gëzim. Qytetarët e pranishëm e pritën me entuziazëm emrin e Hysenit, duke brohoritur me një zë të vetëm: “Vetëvendosje!”

Turma u mblodh për të festuar triumfin e kandidatit të VV-së.

The post Alban Hyseni merr sërish Gjilanin, qytetarët gëzohen – nisin festën appeared first on Klan Kosova.