Në fshatin Dobreshë dhe Smirë të Vitisë, raportohet se është ndalur energjia elektrike.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Donjeta Murselaj, në Dobreshë rryma është ndalë për pesë minuta, derisa në Smirë pak më gjatë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo raporton se qendra e votimit në njërin prej këtyre fshatrave është mbyllur nga Policia e Kosovës, që të mos ketë ndonjë keqpërdorim sa mungon furnizimi me energji elektrike.
The post Në dy fshatra të Vitisë ndalet rryma, mobilizohet Policia appeared first on Klan Kosova.










