Halimi i PIPOS: Nuk na intereson fituesi por e vërteta (VIDEO)

Fisnik Halimi nga PIPOS thotë se çdo votë ka rëndësinë e vet.

Në Klan Kosova, Halimi tha se PIPOS nuk i intereson fituesi i zgjedhjeve, por e vërteta, transmeton Klankosova.tv.

“Shfrytëzoj t’i falënderoj anketuesit të cilët ballafaqohen edhe kohë pas kohe me fyerje, me shantazh, me kërcënim, por megjithatë vendosin që kryejnë një funksion që janë sytë dhe veshët e demokracisë. Ata kanë heronjtë e mi sot, dhe dua t’ua bëj të qartë opinionit publik se neve PIPOS, nuk na intereson fituesi, a vjen nga e majta apo e djathta, neve na intereson është e vërteta, që tentojmë t’i afrohemi sa më shumë”, u shpreh Halimi.

The post Halimi i PIPOS: Nuk na intereson fituesi por e vërteta (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.