Nëna në Austri përplas aksidentalisht vajzën e saj njëvjeçare

Një nënë e re përplasi aksidentalisht vajzën e saj njëvjeçare mbrëmë në një qytet të vogël austriak pranë kufirit gjerman, ndërsa po dilte me prapa nga një garazh.

Fëmija u plagos aq rëndë saqë ndërroi jetë në vendin e aksidentit, njoftoi sot policia rajonale e Austrisë, transmeton Klankosova.tv 

Tragjedia ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrethin e Scharding, rreth 20 kilometra në jug të qytetit kufitar gjerman të Passau-t.

Punonjësit e emergjencës që u thirrën menjëherë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve urgjente për ringjallje, nuk arritën t’i shpëtonin jetën vajzës. /Klankosova.tv 

The post Nëna në Austri përplas aksidentalisht vajzën e saj njëvjeçare appeared first on Klan Kosova.