Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pretenduar se në Junik kanë shkuar për të votuar qytetarë nga komunat e tjera.
Për këtë, gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, ka kontaktuar me Zhavit Gaxherin, kryetarin e KKZ-së në Junik, i cili i ka thënë se nuk e komenton deklaratën e Haradinajt.
Sipas Gaxherit, nëse flet për këtë pretendim, do të konsiderohet koment politik.
Ai ka shtuar se kanë votuar të gjithë ata banorë që janë pjesë e listës së votuesve, dhe se nuk di për ndonjë votues jashtë listës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë. /Klankosova.tv
The post KKZ-ja në Junk nuk flet për pretendimet e Haradinajt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










