Konjufca për Klan Kosovën: Në Pejë e Gjakovë nuk isha për fushatë, vizitat e tilla janë normale

Glauk Konjufca, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në Pejë dhe Gjakovë nuk ka bërë fushatë elektorale në ditën e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Për Klan Kosovën, ai ka deklaruar se vizita e tij në këto qytete dhe takimet me kandidatët për kryetarë të komunave nga LVV-ja janë krejtësisht normale.

“Kjo nuk ka lidhje me fushatë zgjedhore, është thjesht një vizitë për të ndarë kohë me strukturat tona dhe me të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces zgjedhor, për t’i falënderuar në një atmosferë shumë të mirë zgjedhore që ka ndodhur”.

“Duke parë si ka shkuar i gjithë procesi, nuk bëhet fjalë për thirrje për numra të veçantë ose për kandidatë të veçantë në asnjë mënyrë. Kjo është krejtësisht normale. Nuk ka asnjë ndalesë ligjore të pish një kafe ose të drekosh në komunat e Kosovës, është thjesht një veprim që unë e shoh normal dhe nuk e konsideroj pjesë të fushatës zgjedhore,” ka thënë Konjufca.

Ai tha se sot më e rëndësishme se të gjitha është mbarëvajtja zgjedhore. /Klankosova.tv

Pas Pejës, Glauk Konjufca shkon në Gjakovë – shihet në qebaptore me Ardian Golën

The post Konjufca për Klan Kosovën: Në Pejë e Gjakovë nuk isha për fushatë, vizitat e tilla janë normale appeared first on Klan Kosova.