Votim i qetë në Rahovec e Suharekë, me një rast të raportuar si shqetësim nga VV-ja (VIDEO)

Në Rahovec dhe Suharekë, procesi i votimit është zhvilluar kryesisht në mënyrë të qetë.

Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi e cila ka përcjellë nga afër votimin në këto dy komuna.

Megjithatë, në Rahovec, sipas një asamblisti të VV-së ka pasur një shqetësim.

Dëfrim Kafexhiu tha se ka pranuar informacione se në ordinancat private në dy fshatra të mëdha, dyshohet se janë përdorur për të lëshuar raporte mjekësor për asistimin e votuesve të AAK-së.

“Përveç këtij rasti i cili është paraqitur tek organet e rendit, nuk ka pasur probleme. Ka qenë proces që ia vlen të përshëndetet. Ka qenë një pjesëmarrje e zbehtë paradite, por e cila u plotësua pasdite”, tha Kafexhiu për Klan Kosova.

The post Votim i qetë në Rahovec e Suharekë, me një rast të raportuar si shqetësim nga VV-ja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.