LDK-ja ka mbajtur një konferencë për media ku para gazetarëve doli kandidati nga kjo parti, Arbër Ismajli, i cili akuzoi partinë që ka qeverisur katër vjetët e fundit në këtë komunë, Lëvizjen Vetëvendosje, se po ushtron presion ndaj qytetarëve që duhet të votohet domosdo kjo parti, raporton gazetarja Endrita Bajrami.
Siç tha Ismajli, “ky presion ka filluar që nga mbrëmja dhe ka vazhduar deri më sot, ndaj Ismajli pohoi se për këtë janë në dijeni edhe organet e rendit, pasi që u është kërkuar që të jenë vigjilentë dhe të marrin masa ndaj tyre”.
Sapo e përfundoi këtë, nga gazetarët, Ismajli u pyet që të jetë më konkret se për cilat qendra të votimit po bëhet fjalë, dhe ai pohoi se presioni që këta dyshojnë se është bërë mbi qytetarët është në shkollën “Selami Hallaçi” në lagjen Dardania dhe në lagjen Zabel.
Pas kësaj, Ismajli u pyet edhe nga Klan Kosova se cilët janë dëshmitë dhe cilët i kanë në dorë që i mbështesin këto pretendime, dhe ai theksoi se krejt këto akuza që i kanë karshi Lëvizjes Vetëvendosje për presion ndaj qytetarëve i kanë marrë nga aktivistët, nga njerëzit e partisë që janë në terren dhe ata kanë kërkuar nga qytetarët që të jenë sa më të qetë dhe të jenë korrektë në procesin e votimit.
The post Ismajli i LDK-së përmend lagjet ku thotë se partia në pushtet po bën presion appeared first on Klan Kosova.










