Klan Kosova ka raportuar edhe nga qendra e qytetit, respektivisht nga qendra e votimit, “Faik Konica”, ku është rritur fluksi i votuesve këto orët e fundit.
“Për dallim prej paradites dhe mesditës kur kemi qëndruar këtu, tashmë po vërehet një fluks më i madh i qytetarëve për të ardhur dhe për të votuar, pavarësisht se ka një shi të lehtë që po bie këtu në qendër të Prishtinës”, raporton gazetari Liridon Zeqiri.
“Shkolla ‘Faik Konica’ ka gjashtë vendvotime dhe ka një numër të regjistruar votuesish prej gjashtë mijë e 541 votuesish”.
“Deri në orën 15:00, dalja në këtë shkollë ka qenë 23.7 për qind. I gjithë procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë telashe, kështu ka thënë edhe menaxherja e qendrës”.
The post Pavarësisht shiut, rritet fluksi i votuesve në “Faik Konica” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










