Fshati me shumicë të komunitetit serb i Komunës së Obiliqit, Babimoci, sot pati një fluks të vogël të qytetarëve që dolën për të votuar.
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, ka theksuar se menaxheri i qendrës i kishte thënë se ka një rënie të dukshme të personave që kanë dalë për të votuar në këtë rund, në krahasim me 12 tetorin.
Që nga mëngjesi, në Komunën e Obiliqit nuk është raportuar për ndonjë incident apo problem gjatë ditës. /Klankosova.tv
The post Komuniteti serb në Babimoc të Obiliqit në balotazh ka interes më të vogël për të votuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










