Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ‘shëtitjeve’ ën Mitrovicë e Vushtrri, pak orë para mbylljes së qendrave të votimit, arriti pasdite në Prishtinë.
Në postimin që e bëri në Facebook, stafi i tij rrëshqiti duke nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij për publikimin e një videoje, transmeton Klankosova.tv
“Postone pastaj në fb dhe insta:
Të dashur qytetarë,
këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni.” – ishte postimi i parë, që më pas u ndryshua.
Edhe pse sot heshtje zgjedhore, vizitat e tij në disa komuna ku LVV është në balotazh janë komentuar shumë. /Klankosova.tv
The post ‘Rrëshket’ Albin Kurti, stafi ia nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij për postimin e një videoje appeared first on Klan Kosova.










