Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka raportuar drejtpërdrejt nga Fakulteti Filologjik në Prishtinë, ku thotë se në këtë qendër votimi, pjesëmarrja e qytetarëve nuk ka qenë shumë e kënaqshme.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në këtë qendër votimi të drejtë votë kanë mbi 7000 mijë qytetarë, derisa vetëm 1337 votues kanë votuar deri në orën 15:00, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Uka ka bërë të ditur se fluksi në orët e fundit ka nisur të shtohet.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se procesi zgjedhor në këtë qendër votimi ka kaluar pa ndonjë incident.
The post Pak interesim për të votuar tek Filologjiku në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










