Në 18 komunat që janë në balotazh, nga lista e votimit janë larguar 1 mijë e 150 persona, pasi të njëjtit ose kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia.
Gazetari Enis Reçica për “Speciale” në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me statistikat për pjesëmarrje në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale.
Për herë të parë në këto zgjedhje votojnë 1 mijë e 690 persona që kanë mbushur 18 vjeç pas 12 tetorit.
Kujtojmë se janë edhe 266 persona në moshën mbi 100 vjeç me të drejtë vote.
The post Vdiqën ose hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës, mbi 1 mijë votues më pak në lista appeared first on Klan Kosova.










