Berisha fton qytetarët të votojnë: Deri tani s’ka pasur ankesa për procesin e votimit (VIDEO)

Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e në një prononcim për Klan Kosova tha se e ka kryer obligimin qytetar bashkë me familjen dhe ftoi qytetarët të votojnë.

“Po besoj që po shkon në formën më të mirë, deri më tani nuk ka pasur ankesë, por ne jemi kujdestarë. Besojmë që procesi do të shkojë siç duhet”.

“Si në zgjedhjet nacionale edhe në ato lokale, paraditja është fluksi më i vogël. Është mirë me dal me votu në mëynrë të qytetëruar dhe me tregu vullnetin e vet gjithkush”, përfundoi Berisha.

Ndiqeni “Speciale” në Klan Kosova:

The post Berisha fton qytetarët të votojnë: Deri tani s’ka pasur ankesa për procesin e votimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.