Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë që kafeneja ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, planifikonte të shkonte sot të mbyllet. Lajmin e ka raportuar gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani. Lokali ndodhet në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës së Jugut.
Në një lidhje direkte për Klan Kosova, një qytetar që ndodhej në kafene ka treguar arsyet e vendimit të tyre për t’u shpërndarë.
“Ne, si një shoqni që rrimë zakonisht këtu, tentuam të veprojmë në mënyrë të qetë. Nuk dëshirojmë të krijojmë incidente, presion apo përçarje. E dimë të gjithë se kemi të drejtë të votojmë dhe të shkojmë në qendrat e votimit, prandaj vendosëm të shpërndahemi për të shmangur tensionet”, tha qytetari.
The post “Nuk duam incidente”, qytetarët shpërndahen nga kafeneja ku do e vizitonte Kurti në Mitrovicë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










