Balotazhi, EULEX-i bashkë me policinë e KFOR-it e monitorojnë situatën e sigurisë

Votimi në 18 komuna të Kosovës është duke vazhduar.

Rreth aspketit të sigurisë përgjatë këtij procesi është deklaruar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano.

Ai në një postim në llogarinë e tij në X ka shkruar se janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in janë duke e monitoruar situatën e sigurisë.

“Ndërsa Kosova mban zgjedhjet e balotazhit , Policia Rezervë e EULEX-it dhe patrullat mobile të Njësive të Formuara të Policisë janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund të hedhë votën në mënyrë paqësore”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv

The post Balotazhi, EULEX-i bashkë me policinë e KFOR-it e monitorojnë situatën e sigurisë appeared first on Klan Kosova.