Ditë më parë, Geraldo dhe Rozafa, u bekuan me katër mrekulli që ua dha zoti.
Katënjakët, dy vajzat dhe dy djemtë, erdhën në jetën me probleme shëndetësore.
Foshnjet kanë nevojë urgjente për t’u dërguar për operim jashtë vendit, pasi rrezikojnë të humbasin shikimin.
Siç shkruan Noa.al, dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë, transmeton Klankosova.tv.
Por, shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.
Prindërit kanë hapur edhe një GoFundMe, dhe po kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.
The post Katërnjakët rrezikojnë të humbasin shikimin, prindërit bëjnë thirrje për ndihmë appeared first on Klan Kosova.










