Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është nisur në drejtim të Mitrovicës.
Sipas “Jepi zë”, ai do të jetë për kafe në lagjen Tavnik dhe se në vendin ku është paralajmëruar se do të qëndroi Kurti, janë pozicionuar forcat policore.
Këtë e ka thënë edhe analisti Shkumbin Kajtazi, duke theksuar se ka humbur kuptimin gara dhe demokracia në këtë komunë, në këto zgjedhje.
“Përveç jofer, çka po ndodh këtu është e poshtër”, ka thënë ai.
Kreu i VV-së bashkë me kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli e partnerin e tyre të koalicionit nga LDK, Xhafer Tahiri, në ditën kur po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve atje, arritën në qendrën e votimit bashkë me rreth 30 persona të tjerë.
Ndërkaq, u raportua se edhe mbrëmë deri vonë ai ka qëndruar në Mitrovicë, gjë të cilën në njëfarë forme e konfirmoi edhe vet ai.
Ai tha se gjatë kësaj fushate ka punuar me ndërrime për të mbështetur komunat dhe për të ndjekur përgatitjet për zgjedhjet lokale.
“Gjatë kësaj fushate kam punuar në tri ndërrime”, u shpreh ai.
Në këtë qëndrim të Kurtit sot aludoi edhe kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, i cili tha se mbrëmë ka pasur lëvizje të dyshimta të disa veturave në Mitrovicë.
“Në bazë të informacioneve që unë i kam, sot çdo gjë është duke shkuar në bazë të rregullave dhe normale që duhet të jetë procesi i votimit, ndërsa mbrëmë ka pasur informacione se ka pasur lëvizje të dyshimta të disa veturave, një numri të madh të veturave në qytetin e Mitrovicës, pjesa dërmuese e tyre me targa 01”.
“Organet kompetente kanë qenë të informuara e janë raportuar dhe besoj se ato e kanë bërë punën e vet dhe janë duke e bërë punën e vet në mënyrën më profesionale të mundshme”, u shpreh tutje kandidati i PDK-së./Klankosova.tv
The post Kurti s’i ndahet Mitrovicës, shihen forca policore në Tavnik appeared first on Klan Kosova.










