“Vushtrria i mbijetoi kohës”, lashtësia e qytetit përmes fjalëve të historianit (VIDEO)

Historiani Izet Miftari përmes një lidhje direkte me gazetarin e Klan Kosovës, Kastriot Tahiri foli për lashtësinë e qytetit të Vushtrrisë.

Ai tha se Vushtrria njihet si qyteti më i vjetër, duke thënë se ka arritur t’i mbijetojë kohës, përcjell Klankosova.tv.

“Vushtrria është qytet antik, mesjetar dhe modern. Shtrihet në pjesën veriore të Kosovës, i takon regjionit të Mitrovicës, pjesës veriore”.

“Sipas regjistrimit të vitit 2024 i ka 62 mijë banorë, i ka 66 fshatëra, me vet qytetin 67 vendbanime”.

“Unë vlerësoj që më së miri do të ishte ta kishte emrin Viciana, apo në gjuhën latine Vicianum për shkak se vlerësohet edhe në bazë të shumë fakteve e burimeve historike se qyteti gradualisht është zhvilluar rreth Kalasë, që shtrihet në qendër të qytetit”.

“Prej shumë qyteteve tjera, Vushtrria njihet si qyteti më i vjetër, për shkak se ka arritur t’i mbijetojë kohës”, u shpreh ai./Klankosova.tv

The post “Vushtrria i mbijetoi kohës”, lashtësia e qytetit përmes fjalëve të historianit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.