Dy persona janë arrestuar sot në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, ku po shërben edhe si qendër votimi, pasi dyshohet për marrje dhe dhënie të ryshfetit gjatë procesit zgjedhor.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi zyrtar, ndërsa detaje ka dhënë edhe gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
Sipas saj, dy të arrestuarit janë burra, si dhe po ashtu dyshohet se njëri prej tyre e ka fotografuar fletëvotimin rreth orës 08:45, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 10:30.
Rastet janë raportuar fillimisht nga vëzhguesit në qendër të votimit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Pas intervenimit, policia rastin e ka cilësuar si fotografim vote, por pas procedurave hetimore nga Prokuroria, rasti është klasifikuar si dhënie dhe marrje e ryshfetit. /Klankosova.tv
The post Arrestimet për votat në Fushë Kosovë, gazetarja Zogaj sjellë detajet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.









