Në qendrën e votimit me numrin më të vogël të votuesve në Viti, më saktë në shkollën “Ndre Mjeda” deri më tani kanë votuar 9-të votues.
Menaxheri i kësaj qendre të votimit Feriz Zeneli për Klan Kosova tha se procesi zgjedhor ka shkuar pa asnjë problem.
“Procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë pa kurrfarë votimit, deri tash në votime kanë dal nëntë votues, nga 137 votues gjithsej”, tha Zeneli.
Ai njoftoi se votues më shumë ka në mbrëmje.
Në zgjedhjet e tetorit në këtë qendër kanë votuar 38 votues. /Klankosova.tv
The post Në qendrën më të vogël të votimit në Viti deri më tani kanë hedhur votën 9 persona (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










