Osmani: Zgjedhjet lokale nuk kanë ndikimin në proceset në nivel nacional (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi hodhi votën e saj foli edhe për ndikimin e zgjedhjeve lokale në ato nacionale.

Osmani tha zgjedhjet lokale nuk kanë ndikimin në proceset në nivel nacional.

“Këto janë dy procese komplet të ndara, zgjedhjet lokale nuk kanë ndikim në proceset ne nivel nacional nëpër të cilat po kalojmë”.

“Proceset në nivel nacional janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit dhe dot ë shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodh. Rezultatet dhe organizimi i zgjedhjeve lokale nuk kanë lidhshmëri me ato nacionale”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv

Osmani tha se qytetarët e Kosovës, të cilët, siç thotë ajo janë kontribuuesit kryesor të demokracisë në vend.

Ndiqeni Live “Speciale” në Klan Kosova:

The post Osmani: Zgjedhjet lokale nuk kanë ndikimin në proceset në nivel nacional (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.