Gashi fton qytetarët e Obiliqit të votojnë: Nuk ka pasur probleme në procesin e votimit deri tani (VIDEO)

Xhafer Gashi nga LDK ka folur për media pasi hodhi votën e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë, shkruan Klankosova.tv

“Uroj që të jetë një ditë e qetë, bëj thirrje që të gjithë qytetarët të jenë pranë kutive të votimit dhe të jetë ditë e qetë. Nuk pata të vështirë me vendos kujt me ia dhënë votën”

“Jo, nuk ka pasur raportime për probleme, lus që kështu të përmbyllet dhe shpresoj që gjithçka të jetë në rregull”, tha Gashi.

Gashi më 12 tetor ka marrë 46.20 për qind të votave në Obiliq.

Ndiqeni videon përn më shumë detaje:

The post Gashi fton qytetarët e Obiliqit të votojnë: Nuk ka pasur probleme në procesin e votimit deri tani (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.