Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka votuar dhe i ka ftuar edhe qytetarët që ta bëjnë të njëjtën gjë.
Ai në deklarimin e tij pas votimit tha se sot është një ditë e rëndësishme për Mitrovicën, përcjell Klankosova.tv.
“Mesazhi im është që është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës, për qytetin e Mitrovicës, që sot bashkërisht të gjithë vendosim për qeverisjen tonë të ardhshme në katërvjeçarin e ardhshëm”
“I ftoj të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit dhe përmes votës ta tregojmë fuqinë dhe të vendosim për qeverisjen tonë të ardhshme në katërvjeçarin e ardhshëm”, u shpreh ai.
Tahiri gjithashtu u shpreh se mbrëmë ka pasur lëvizje të dyshimta të disa veturave në Mitrovicë.
“Në bazë të informacioneve që unë i kam, sot çdo gjë është duke shkuar në bazë të rregullave dhe normale që duhet të jetë procesi i votimit, ndërsa mbrëmë ka pasur informacione se ka pasur lëvizje të dyshimta të disa veturave, një numri të madh të veturave në qytetin e Mitrovicës, pjesa dërmuese e tyre me targa 01”.
“Organet kompetente kanë qenë të informuara e janë raportuar dhe besoj se ato e kanë bërë punën e vet dhe janë duke e bërë punën e vet në mënyrën më profesionale të mundshme”, u shpreh tutje kandidati i PDK-së./Klankosova.tv
The post Tahiri fton qytetarët të dalin në zgjedhje: Mbrëmë pati lëvizje të dyshimta të disa veturave në Mitrovicë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










