Kandidatët për kryetarë të Mitrovcës kanë shtyrë kohën e votimit.
Detaje rreth kësaj çështjeje ka dhënë gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani I cili po e mbulon nga afër votimin e balotazhit në këtë qytet.
Ai tha se votimi nga dy kandidatët për të parin e Mitrovicës është shtyrë pas kërkesës që erdhi nga mediat, meqenëse, koha e votimit të tyre ishte e njëjtë.
“Fillimisht të dy kanë pasë të votojnë nga ora 10:00, por fillimisht Arian Tahiri e ka shtyrë për në orën orën 11:00 votimin e tij në Stantërg”.
Edhe Faton Peci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje ka vepruar njëjtë duke e shtyrë këtë proces për në orën 11:30, njofton Klankosova.tv.
The post Kandidatët e Mitrovicës e shtyjnë votimin, gazetari Gajtani tregon arsyet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










