Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se pas një konflikti verbal e kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit dyshohet se pas një konflikti verbal e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Klankosova.tv
The post Tre persona e bëjnë për spital një tjetër në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.










