Novobërdë: Shtiu me armë dhe e goditi me kondak një person, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një burrë në Novobërdë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një burri tjetër e me pas e ka goditur me kondak të armës.

Në raportin 24-orësh, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit.

“ Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

 

The post Novobërdë: Shtiu me armë dhe e goditi me kondak një person, arrestohet i dyshuari appeared first on Klan Kosova.