Sandro Tonali vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të mesfushës së Newcastle United, ku luan rolin e dirigjentit dhe përcakton ritmin e lojës në skuadrën e drejtuar nga Eddie Howe.
Formën e tij të shkëlqyer e kanë vënë re edhe klubet më të mëdha të Evropës, veçanërisht në Itali, ku Juventusi dhe Milani po ndjekin me interes zhvillimet rreth tij.
Sipas Corriere della Sera, Juventusi ka rihapur pistën për Tonalin, duke e parë si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës. Në të njëjtën kohë, lojtari italian raportohet se nuk do ta përjashtonte mundësinë e një rikthimi në Serie A – madje një rikthim te Milani, klubi ku ai u afirmua dhe pati disa sezone shumë të mira, do të ishte një opsion tërheqës për të.
Nga ana tjetër, Newcastle United mbetet i vendosur ta mbajë në ekip mesfushorin, duke e konsideruar si pjesë thelbësore të projektit afatgjatë të klubit. Për këtë arsye, e ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme.
The post Tonali po kërkohet në Itali, Corriere della Sera: “Do të ishte dakord për dy klube” appeared first on Telesport.









