Mot i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

“Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.