Ferit Idrizi: Lajmi i shpërndarë nga koalicioni Meholli–Tahiri është i pavërtetë, për emrat e ekipit qeverisës do të informoheni nga e hëna

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që po qarkullon në rrjete sociale, duke e cilësuar atë si “tërësisht të pavërtetë”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Idrizi ka akuzuar koalicionin Meholli–Tahiri për përhapje paniku dhe për shpërndarjen e “një lajmi të rremë, të shoqëruar me një dizajn amatoresk – si në pamje, ashtu edhe në përmbajtje.