“Trupat tona duhet të kenë forcën jo vetëm për të penguar agresionin, por për të mposhtur në mënyrë vendimtare çdo armik që guxon të sfidojë Amerikën”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë gati për të frenuar armiqtë dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm, duke theksuar se bashkëpunimi midis Pentagonit dhe industrisë së mbrojtjes është jetik për të mos “ngadalësuar përparimin”.
“Kjo është një periudhë si ajo e vitit 1939 — ose, shpresoj, si ajo e 1981 — një moment i urgjencës në rritje. Armiqtë po bashkohen, kërcënimet po shtohen. Ju e ndieni, unë e ndiej. Nëse duam ta parandalojmë luftën dhe ta shmangim atë — që është ajo që duam të gjithë — duhet të përgatitemi tani”, deklaroi Hegseth.
Ai nënvizoi se nuk bëhet fjalë për rregullime të vogla, por për një transformim të plotë të ushtrisë amerikane.
“Trupat tona duhet të kenë forcën jo vetëm për të penguar agresionin, por për të mposhtur në mënyrë vendimtare çdo armik që guxon të sfidojë Amerikën”.









