“Përalla” Sunderland ndal Arsenalin në frymën e fundit, londinezëve iu ikën fitorja nga duart (video)

Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Regis Le Bris ka ndalur sot Arsenalin në një barazim 2-2.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0. Goli erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga portieri Robin Roefs, dhe pasimit me kokë të Nordi Mukiele, ishte Daniel Ballard që dërgoi topin ne portën e mbrojtur nga David Raya me një goditje të bukur.

Fillimisht Arsenal barazoi shifrat me golin e Bukayo Saka, pas asistit të Mikel Merino, në minutën e 54-të. Gjithçka ndodhi pas një topi të humbur nga lojtarët e Sunderland në mesin e fushës së tyre.

Në minutën e 73-të, Leanro Trossard i dha avantazhin Arsenalit me një gol fantastik, pas një goditjeje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Brian Brobbey barazon shifrat me një gol spektakolar në minutat shtesë, duke i hequr fitoren nga duart Arsenalit.

Pas këtij barazimi, Arsenal mban vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Sunderland në vendin e tretë me 19 pikë.

SHIKOGOLAT

The post “Përalla” Sunderland ndal Arsenalin në frymën e fundit, londinezëve iu ikën fitorja nga duart (video) appeared first on Telesport.