Juventus i drejtuar nga Luciano Spalletti ka zhgënjyer sërish, duke mos marrë më shumë se një pikë në derbin ndaj Torinos, pas barazimit 0-0.
Edhe pse bardhezinjtë dominuan lojën dhe krijuan më shumë volum loje, rastet e pastra munguan dhe ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura. Edon Zhegrova u fut në fushë në minutën e 64-të në vend të Conceicao-s, por pa arritur dot ndryshojë rezultatin.
Për Torinon, Ardian Ismajli e nisi titullar dhe ishte një nga më të mirët në fushë, ndërsa Kristjan Asllani luajti vetëm pjesën e dytë. Pas këtij barazimi, Juventus mbetet në vendin e 5-të me 19 pikë, Torino në vendin e 11-të me 14 pikë.
The post Juventus zhgënjen sërish, vetëm 1 pikë në derbin ndaj Torinos appeared first on Telesport.









