Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. I rikthyer në elitë pas 8 vitesh, Sunderland i drejtuar nga francezi Regis Le Bris, që ishte mjaft aktiv në merkaton e fundit, duke bërë disa goditje cilësore, ka bërë deri tani një paraqitje fenomenale.
Në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Premier League, Sunderland e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj kryesuesve të Arsenalit. Goli i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga portieri Robin Roefs, dhe pasimit me kokë të Nordi Mukiele, ishte Daniel Ballard që dërgoi topin ne portën e mbrojtur nga David Raya me një goditje të bukur.
“Topçinjtë” kanë ende 45 minuta të tjera në dispozicion për të shpëtuar nga humbja, ndërsa Granit Xhaka me shokë do luftojnë të mbrojnë avantazhin e pjesës së parë dhe pse jo ta thellojnë atë. Duhet përmendur fakti që Sunderland është ekipi i parë që i shënon Arsenalit pas plot 9 ndeshjesh.
The post Sunderland është fantastik këtë sezon, Xhaka me shokë befasojnë Arsenalin në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.










