Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, kanë vazhduar të zhvillojnë aktivitetet e tyre të përditshme nëpër Kosovë.
KFOR-i ka njoftuar se këta ushtarë zhvilluan patrulla me qëllim sigurimin e një prezence të dukshme dhe siguruese në terren, duke rritur ndërgjegjësimin situativ, transmeton Klankosova.tv.
“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.










