Urdhri ishte në përgjigje të njoftimit të papritur të Presidentit Donald Trump javën e kaluar se SHBA-të do të rifillonin testimet.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se po punohet për urdhrin e Presidentit Vladimir Putin për të përgatitur propozime për një provë të mundshme bërthamore ruse, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Sipas TASS, Lavrov tha se “lidhur me udhëzimin e Presidentit Vladimir Putin në takimin e Këshillit të Sigurimit më 5 nëntor, ai është pranuar për zbatim dhe po punohet mbi të. Publiku do të informohet për rezultatet.”
Urdhri ishte në përgjigje të njoftimit të papritur të Presidentit Donald Trump javën e kaluar se SHBA-të do të rifillonin testimet.
TASS citoi gjithashtu Lavrovin të ketë thënë se Rusia nuk kishte marrë asnjë sqarim nga SHBA-të në lidhje me urdhrin e Trump.
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përkeqësuar ndjeshëm në javët e fundit, pasi Trump, i frustruar nga mungesa e përparimit drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ka anuluar një samit të planifikuar me Putinin dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për herë të parë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar.










