Kanë përfunduar kërkimet për një person të zhdukur në Bresalc të Gjilanit pasi është gjetur një veturë në një mal afër.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se policia po e heton rastin se pse vetura është gjetur në atë lokacion.
Ndërkaq, personi i zhdukur nuk është gjetur ende.
“Sot më 08.11.2025, njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipe të kërkim shpëtimit nga orët e mëngjesit kanë pas një aksion të kërkim shpëtimit. Kërkimi ka mbaruar posa është gjet vetura, në një mal afër Gjilanit, për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar”, tha ai.
Më herët, ekipet e shoqatës së kërkim-shpëtimit njoftuan se kishin nisur një operacioni kërkimi ku në përdorim kanë futur edhe dronët.











