Konjufca u mandatua nga Presidentja Osmani dhe ka 15 dite per te formuar Qeverine dhe rrjedhimisht siguruar votat.![]()
Nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves (AAK) po deklarojne se propozimi i Konjufces eshte loje e VV-se per te fituar kohe.
Ish-deputeti dhe zyrtari i ketij subjekti politik, Shemsedin Dreshaj, tha per “Gazeta Blic” kryeministri ne detyre po blen kohe sepse nuk i ka numrat per te krijuar institucionet.
Dreshaj tha se derisa opozita mban qendrimin e deritanishem te mosneshtrimit, kushdo qe propozohet nga LVV-ja ne kete legjislature s’do t’i kete numrat per te krijuar Qeverine.
“Loja për fitim kohe ende po vazhdon.Kryeministri në detyrë ende po blen kohë, sepse nuk i ka numrat për të krijuar institucionet e vendit. Z. Kurti, me diskursin politik që ka instaluar, nuk kërkon partneritet dhe bashkëpunim, por nënshtrim — gjë që e bëri edhe me listën Guxo në mandatin e mëparshëm. Përderisa ish-opozita mban qëndrimin e deritashëm të mosnënshtrimit, kushdo që të propozohet nga VV në këtë legjislaturë nuk do t’i ketë numrat për të krijuar qeverinë.Kjo dëshmohet edhe nga veprimet e fundit të Kurtit për blerje votash nga studentët, pensionistët dhe shtresat e tjera sociale të rrezikuara” deklaroi Dreshaj.
Por sipas Dreshajt, me veprimet e deritanishme, qeveria ne detyre arriti t’a spostoje mbajtjen e zgjedhjeve pas balotazhit.
Ai tha se u arrit qellimi prej tyre qe edhe zgjedhjet eventuale të mbahen më 28 dhjetor ose në javën e parë të janarit kur diaspora është në vend për festat e fundvitit.
“Mendoj se, me veprimet që ka bërë kjo qeveri deri më sot, ajo i ka arritur disa qëllime:E spostoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas balotazhit komunal, duke i mundësuar ta udhëheqë fushatën si kryeministër në detyrë.E arriti qëllimin që zgjedhjet eventuale të mbahen më 28 dhjetor ose në javën e parë të janarit, kur diaspora është në vend për festat e fundvitit.Kur një pjesë e konsiderueshme e elektoratit vendor shkon jashtë Kosovës për vizita dhe pushime, çka rezulton me reduktim të numrit të votuesve” tha Dreshaj per “Gazeta Blic”.
Ai tha se ‘Opozitën po e bën padrejtësisht fajtore për mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe po nxit revoltë sociale’.
“Opozitën po e bën padrejtësisht fajtore për mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe po nxit revoltë sociale.Bazuar në këto fakte, mendoj se është pak e pritshme të kemi qeveri, madje edhe për një kohë të shkurtër. Kur kësaj i shtohet fakti se këtë qeveri e presin implementimi i vendimeve dhe obligimeve ndërkombëtare që i ka marrë qeveria Kurti II — si asociacioni — krijimi i qeverisë në këtë konstelacion bëhet edhe më pak i besueshëm” tha Dreshaj ne intervisten e dhene per “Gazeta Blic”./Gazeta Blic/












