Pas deshtimit të Albin Kurtit per të foruar Qeverine, LVV-ja propozoi, Glauk Konjufcën.
Konjufca u mandatua nga Presidentja Osmani dhe tashmë ka 15 dite kohe deri ne sigurimin e numrave te nevojshem per fomimin e institucioneve.
Por sipas analistes politike, Aferdita Maliqi, gjasat per formimin e Qeverise jane minimale.
Maliqi tha “Gazeta Blic” se propozimi i Konjufces ka qene vetem taktizim i LVV-se per te shtyre procesin e zgjedhjeve.
“Vetë propozimi i Glauk Konjufcës, në një moment kur hendeku mes partive veç është thelluar, dhe gjasat për një qeveri janë minimale, mendoj se ka qenë veç taktizim i VV me shty procesin e zgjedhjeve, në një moment kur ju përshtatet atyre” deklaroi Maliqi.
Ajo potencoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme por se LVV-ja po tenton t’i mbaj ato kur asaj i konevenon.
“Derisa nuk ka pas një vullnet politik nga VV m’i ndërtu institucionet që nga fillimi dhe kjo nuk shihet as tash, mendoj se nuk ka asgjë në horizont, pra nuk shoh që ka mundësi të kemi një Qeveri të Glauk Konjufcës. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por VV po tenton m’i mbajt zgjedhjet kur asaj i konvenon dhe për këtë po i ndihmon edhe presidentja Osmani” tha Maliqi ne pergjigjen e dhene per “Gazeta Blic”./Gazeta Blic/












